Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll që i takojnë javës së tetë.
Drenica dhe Prishtina kanë mbyllur 45 minutat e para me barazim pa gola 0:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Përkundër dominimit të lehtë nga “bardhekaltrit”, portat mbetën të paprekura në fraksionin e parë të lojës.
Për dallim nga Skenderaj, në Mitrovicë, Trepça ’89 po avancon 2:0 ndaj Dukagjinit.
Gashi zhbllokoi shifrat pas 18 minutave në të mirë të 89-shit në stadiumin “Riza Lushta”.
Për golin e sigurisë për “Minatorët” u përkujdes Rrahmani në minutën e 30-të.