Pasi u lëshua në vitin 2011 për të konkurruar Facebook dhe Twitter, kjo platformë ishte përpjekja e katërt e Google për të ngritur një rrjet social.
Google+ ishte njëjtë sikurse rrjetet e tjera më të popullarizuara sociale, ku mund të postoje foto dhe të shkruaje statuse.
Sigurisht që përdoruesit kanë pasur mundësi edhe për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Në fund të vitit të kaluar, Google njoftoi se do të mbyllte këtë platformë pasi ishte vërejtur një lëshim duke bërë që të dhënat personale të përdoruesve të shfrytëzoheshin nga palët e treta.