
Aterimi i rrezikshëm të aeroplanit të Turkish Airlines, që doli nga pista gjatë aterimit në Aeroportin “Adem Jashari” ka mbyllur të gjithë aeroportin.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, sipas së cilës, nga aterimi i aeroplanit të linjës Stamboll-Prishtinë nuk ka të lënduar.
“Ju konfirmojmë se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor në aterim i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë të lenduar. Me këtë rast aeroporti shpallet i mbyllur për një afat kohor prej disa orësh deri në përfundimin e hetimeve fillestare teknike”, ka thënë Gara.
Një pasagjer që ka qenë brenda aeroplanit që ka pasur aksident e ka përshkruar këtë incident “gati tragjik”.
Zëdhënësja e Aeroportit, ka thënë se nuk mund të flitet për arsyet e këtij aksidenti pa u kryer hetimet teknike.
Por dyshohet të një nga arsyet të ketë qenë reshjet e shiut./Insajderi.com