Ka përfunduar pjesa e parë në derbin anglez midis Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për xhiron e 30-të në Premierligë.
“Të Kuqtë” kanë avancuar me rezultat 2:0 ndaj “Djajve” në pjesën e parë në stadiumin “Anfield Road”.
Po rrjedhte vetëm minuta e pestë e takimit kur Luis Diaz realizoi me ndihmën e Salah që asistoi te goli i parë.
Ky i fundit 17 minuta vonë konkretizoi me gol një asistim maestral nga Sadio Mane për t’i dhënë komoditetin ekipit vendas.
Bazuar në statistika, Liverpooli ishte bindshëm skuadër më e mirë në këtë fraksion të parë, duke dominuar në posedim të topit e gjithçka tjetër.
Man United nuk e kishte asnjë goditje në portë për gjatë 45 minutave të para.