Me barazim 1:1 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Llapit e Buduçnostit.
Me stadiumin “Fadil Vokrri”, të mbushur me rreth 11 mijë tifozë, Llapi krijoi raste të shumta, por arriti të shënonte vetëm një gol.
Ndeshja filloi me disa minuta vonesë, ndërsa u ndërpre edhe gjatë ndeshjes për hudhje të mjeteve piroteknike në fushë.
Llapi pësoi në minutën e 22-të kur për Buduçnostin shënoi Viktor Dukanoviç.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina nuk u dorëzua dhe arriti të organizonte sulme të reja.
Në minutën e 44-të gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti për Llapin, ndërsa shënoi sulmuesi brazilian Firmino Dos Anjos.