Manchester City dhe Real Madridi po përballen sonte në mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë ndërmjet gjigantit anglez dhe atij spanjoll po zhvillohet sonte në stadiumin “Etihad”.
“Qytetarët” po avanconin me rezultat 2:0, pas golave të shënuara nga De Bruyne dhe Gabriel Jesus.
Por, në minutën e 33’të mysafirët shënuan golin e parë, duke e ngushtuar epërsinë e Cityt në 2:1.
Ndryshe, “Citizens” po kërkojnë trofeun e parë të Championsit, kurse “Los Blancos” të 14-in.
/Insajderi.org