Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjen finale të Ligës së Evropës midis Eintracht Frankfurtit dhe Rangersit.
Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0 në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.
Skuadra gjermane kishte iniciativën në këtë fraksion të parë të lojës në Sevilla.
11 tentime kishin gjermanët dhe tri goditje në portë, krahas Rangers që kishte dy tentime dhe një goditje në portë.
Rangers në radhët e tyre kishin posedimin e topit, por kjo nuk i mjaftoi atyre.