×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mbyllet restoranti i Nusret Gokçes, dikur i cilësuar si më i keqi në New York

    Insajderi
    17 June 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre vjet pasi u shpall “Restoranti më i Keq në Qytetin e New York-ut”, restoranti Salt Bae Burger në Manhtattan është mbyllur.

    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, restoranti në pronësi të shefit të njohur turk Nusret Gokçe u mbyll këtë muaj, derisa në një tabelë në derën e restorantit thuhej se “zhvendosej në një lokacion të ri”.

    Gokçe e hapi këtë restorant në një qytet të fiksuar pas gjetjes së hamburgerit më të mirë të mundshëm.

    Restoranti u hap në fund të shkurtit 2020 – pak para se qyteti të hynte masat kufizuese të COVID-19.

    Gokçke i cili gatuan me syze dielli i veshur me bluzë të ngushtë të bardhë u bë senzacion më parë me teknikën e tij se si hedh kripë në ushqim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark