×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dimal Basha për mbylljen e kafeterive: Jeta e ditës për biznese është TOP, e për jetë t’natës ngushëllime!

    Insajderi
    16 March 2024 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Bonvivant” e njohur si një nga kafiteritë më të famshme në kryeqytet ka shuar veprimtarinë e saj.

    Për mbylljen e lokalit Bon Vivant ka reaguar edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

    Ai tha se prej se ka ardhur VV-ja në pushtet të ardhurat e bizneseve janë dyfishuar.

    “Çka po thonë që kemi hy në krizë ekonomike se qenka mbyll ni kafiq në Prishtinë? Po thonë që ka mbaru jeta e natës në Prishtinë! Nejse, ju e dini ma mirë, po thash t’ju kallzoj pak për jetën e ditës të bizneseve! Në Qeverinë e Albin Kurtit, bizneset kanë pagu 185 mil € tatim në FITIM, që i bie se bizneset kanë pas fitim 1.85 miliard euro meqenëse paguajne 10% të fitimit!  Para Kurtit, maksimumi që kanë pagu ka qenë 90 milion euro. Pra, sot bizneset fitojnë dyfishin sa kanë fitu para se me ardh ne në pushtet! Pra jeta e ditës për biznese është TOP, e për jetë t’natës ngushëllime, se kam ditë që krejt Prishtina keni nejt qaty ”, ka thënë Basha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark