Insajderi
Botë

Mbytet skafi me flamur grek, shpëtohen 8 personat në bord

Insajderi
08 July 2023 - 14:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbytet skafi me flamur grek, shpëtohen 8 personat në bord
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një skaf me flamur grek u mbyt në rrethana të paqarta në zonën detare mes Pireut dhe Aeginës me 8 persona në bord.

Mediat vendase shkruajnë se kanë qenë rojet bregdetare që e kanë parë mjetin që të fundosej dhe menjëherë janë drejtuar për në vendin e ngjarjes.

Bashkë me rojet janë nisur drejt skafit edhe tre anije të tjera në kordinim me EKSED.

Ndër të tjera thuhet se 8 pasagjerët janë marrë nga roja bregdetare dhe po transportohen në Marina Zeas, ndërsa nga informacionet e para bëhet e ditur se janë në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark