×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyti bashkëshorten, prokuroria italiane kërkon burgim përjetë për 42 vjeçarin shqiptar

    Insajderi
    03 May 2024 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria italiane ka kërkuar burgim të përjetshëm për 42-vjeçarin Selami Bodi, i cili në tetor të vitit të kaluar vrau bashkëshorten e tij Etleva Bodi, duke e mbytur. Gjatë hetimeve, policia zbuloi bisedat e çiftit falë analizave të celularëve dhe u provua se viktima kishte qenë pre e dhunës edhe në të shkuarën.

    Etleva i kishte dërguar me mesazh Bodit më 3-4 tetor 2023, tre video në YouTube në gjuhën shqipe me lutje dhe monologje që fokusoheshin te temat “si të jesh burrë i mirë në fenë myslimane, të respektosh gruan e të mos e poshtërosh” dhe për “si ta trajtoni mirë gruan tuaj”.

    Sipas asaj që doli në dëshmi gjatë fazës së gjykimit, ai e kishte mbajtur Etlevën larg familjes së saj dhe me radikalizimin islamik nuk i lejonte praktikisht asgjë edhe për sa i përket mënyrës së veshjes. Për dy vjet  nuk ishte në gjendje të përdorte celularin e saj.

    “Bodi duhet të shpallet përgjegjës për të gjitha faktet e regjistruara ndaj tij. Bodi është fajtor për keqtrajtim. Nuk ka qenë viktimë vetëm se e kanë goditur me shuplakë sepse keqtrajtimi është një krim i përbërë nga shumë gjëra bashkë.”, tha prokurori Giovanni Battista Ferro./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark