×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mc Donald’s e pëson keq nga aktivistët, lëshojnë një turmë minjsh me ngjyrat e Palestinës në restorant

    Insajderi
    01 November 2023 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivistët pro-palestinezë lëshuan minj të lyer me ngjyrat e flamurit palestinez në dy restorante të ushqimit të shpejtë McDonald’s në Birmingham.

    Ngjarja e parë ka ndodhur të hënën dhe policia bën të ditur se ka nisur hetimet.

    Një video e ngjarjes e postuar në rrjetet sociale tregon një burrë që mban brejtësit dhe i hedh në dyshemenë e McDonald’s përballë klientëve të tmerruar. Më pas bërtiti: “Bojkoto Izraelin”.

    Teksti në fund të videos u bën thirrje njerëzve të bojkotojnë të gjitha markat që mbështesin drejtpërdrejt izraelitët.

    “Mos harroni, McDonald’s Israel i dha mijëra vakte falas ushtrisë izraelite. Prandaj, ekskluzivitetet në disa vende me shumicë myslimane, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Turqia, janë ndarë nga ekskluziviteti izraelit, shkruan Guardian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark