×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    McGregor paraqitet në gjykatë – shkak vozitja “e çmendur” me veturën super luksoze

    Insajderi
    24 June 2022 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Conor McGregor është paraqitur në një gjykatë në Dublin i akuzuar për gjashtë shkelje komunikacioni që i ka bërë me Bentley Continental GT të tij.

    Ylli MMA-së nuk pranoi fajin e tij në Gjykatën e Qarkut Blanchardstoën këtë mëngjes.

    Ai u akuzua për dy shkelje rrugore për drejtim automjeti më 22 mars dhe për herë të fundit doli në gjykatë më 7 prill.

    Irlandezi u akuzua gjithashtu për drejtimin e automjetit pa sigurim dhe patentë, si dhe për mosparaqitje të certifikatës së sigurimit ose patentës.

    Ylli i UFC-së kishte udhëtuar me Bentleyn e tij në N4 në perëndim të Dublinit kur u ndalua nga policia më 22 mars, transmeton telegrafi.

    Ai nuk bëri asnjë koment për mediat gjatë hyrjes apo daljes së tij nga godina e gjykatës.

    Një zëdhënës i policisë konfirmoi në mars se një burrë u arrestua në lidhje me incidentin dhe u dërgua në stacionin Lucan Garda. Më vonë ai u lirua.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark