×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Me 100 persona mund të formosh bashkësi të re fetare – Çka përmban Projektligji për Liritë fetare

    Insajderi
    28 January 2023 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar dje Projektligjit për Liritë Fetare, ku është përkufizuar edhe formimi i bashkësive të reja fetare, shkruan Gazeta Insajderi.

    Neni 7 i këtij projektligjit, thotë se një bashkësi e re mund të formohet me të paktën 100 anëtar, të cilët duhet të jenë shtetas të moshës madhore.

    Sipas këtij projektligjit, kjo bashkësi duhet të ketë qëllimi, parime dhe pasurinë që e posedon, shkruan Insajderi.

    Më poshtë gjeni Nenin 7 të Projektligjit për Liritë Fetare

    1. Bashkësitë fetare nuk janë të detyruara të regjistrohen dhe të pranojnë statusin e  personi juridik kundër vullnetit të tyre.

    2. Në Republikën e Kosovës mund të regjistrohen edhe bashkësi të reja fetare, nëse i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

    2.1. Të paraqesë në Zyrë kërkesën për regjistrim nga një përfaqësues i autorizuar;

    2.2.  Me rastin e themelimit të kenë të paktën njëqindë (100) anëtarë, shtetas të moshës madhore të Republikës së Kosovës;

    2.3.  Të paraqesë një përfaqësues të autorizuar  për qëllim të kontakteve të tij me autoritetet publike;

    2.4. Të paraqesë qëllimin dhe aktivitetet e bashkësisë fetare;

    2.5. Të paraqesë parimet bazë të besimit të bashkësisë fetare;

     2.6. Të paraqesë pasurinë që e posedon dhe qëllimin e përdorimit të saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark