Insajderi
Lajme

“Me 16 eurot e Kurtit nuk blihen as tri lëngje”- Krasniqi ironizon me kursimet e kryeministrit dhe ‘refugjatët gjermanë’

Insajderi
12 August 2026 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Me 16 eurot e Kurtit nuk blihen as tri lëngje”- Krasniqi ironizon me kursimet e kryeministrit dhe ‘refugjatët gjermanë’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kandidati i LDK-së për deputet, Niq Krasniqi, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e quajtur “rrenacak” pas deklaratave të tij se “gjermanët po kërkojnë të bëhen refugjatë në Kosovë”.

Krasniqi e ka lidhur pohimin e Kurtit me krizën e çmimeve në vend, duke publikuar foton e një lëngu portokalli “Pfanner” (2L) në marketet kosovare që kushton 7.29 euro – një shifër që kap pothuajse gjysmën e kursimeve prej 16 eurosh që kryeministri ka deklaruar zyrtarisht në bankë.

“Qenka kthyer në Gjermani ai miku gjerman i mikut rrenacak të Albinit me përrallën e partisë për refugjatët që do të vijnë prej Gjermanisë në Kosovë. Kish thënë: qysh me pagu unë dy litra lëng 7.29 euro, sa gjysma e kontos së kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Përmes këtij reagimi, Krasniqi ka thumbuar dyfish pushtetin: si për propagandën me “refugjatët gjermanë”, ashtu edhe për deklarimin e pasurisë ku Kurti pati paraqitur vetëm 16.41 euro kursime personale në llogari bankare.

“Qenka kthyer në Gjermani ai miku gjerman i mikut rrenacak të Albinit me përrallën e partisë për refugjatët që do të vijnë prej Gjermanisë në Kosovë. Kish thënë: qysh me pagu unë dy litra lëng 7.29 euro, sa gjysma e kontos së kryeministrit të Kosovës”, është shprehur Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark