×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Më 16 prill Asambleja Parlamentare diskuton për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Insajderi
    01 April 2024 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës fillimisht kishte paralajmëruar se më 18 prill do të diskutonte për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Mirëpo ka ndërruar agjenda dhe diskutimi do të mbahet dy ditë më herët, më 16 prill.

    Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.

    Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

    Kosova më 27 mars e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

    Me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

    Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë votimi i raportit para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas këtij vendimi tha se Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një hap për anëtarësim.

    “Ne do të vazhdojmë punën me aleatët për t’u siguriar se të gjithë qytetarët tanë të kenë qasje në instrumentet e KiE-së nëpërmjet anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

    Kurse kryeministri Albin Kurti e kaquajtur arritje të madhe faktin që Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

    Kurti tha se ky është vetëm hapi i parë, teksa muajin tjetër do të votohet në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në muajin maj.

    Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë. Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit.

    Të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti.

    Opinioni kërkon largimin e fusnotës nga denominimi i Kosovës, fusnotë e cila është përdorur që nga viti 2008 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet (state), sipas nenit 4 të Statutit të KiE, dhe jo si vend (country), sipas nenit 5.

    Suksesi i sotëm hapë rrugën për votimin e opinionit në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg në javën e 15 prillit. Pas votimit të suksesshëm aty, opinioni do t’i dërgohet Komitetit të Ministrave të cilët duhet të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e radhës që do të mbahet në maj të këtij viti.

    Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë ndikim në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark