×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Më 19 shtator fillon edicioni i pestë i “Mitrovica Guitar Days”

    Insajderi
    04 September 2023 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Së shpejti do të fillojë aktiviteti kulturor i muzikës dhe kitarës në qytetin e Mitrovicës.

    Ky aktivitet quhet “Mitrovica Guitar Days (Ditët e Kitarës)” dhe këtë vit do ta shënoj edicionin e tij të pestë, që është edicion jubilar i këtij aktiviteti kulturor.

    “Mitrovica Guitar Days” fillon më 19 shtator dhe do të vazhdojë deri më datën 24 shtator, dhe për gjatë gjashtë ditëve do të mbahen koncerte të ndryshme me kitarë.

    Këtë herë, organizatorët kanë paraparë një pamje krejtësisht të re dhe një gamë të zgjeruar aktivitetesh. Këtë edicion do të ketë koncerte të jashtëzakonshme me virtuozë të kitarës nga e gjithë bota, së bashku me një javë të mbushur me masterklase dhe punëtori tërheqëse që u shërbejnë entuziastëve të muzikës të të gjitha moshave.

    Detajet dhe informatat tjera, rreth organizimit pritet të zbulohen ditëve në vijim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark