Rritja e Përfaqësues së Kosovës në hendboll (femrat) pritet të vazhdojë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
“Euro 2024” do të mbahet prej 28 nëntorit deri më 15 dhjetor në Austri, Hungari e Zvicër. Për herë të parë në Kampionat Evropian të hendbollisteve do të paraqiten 24 ekipe kombëtare. Kosova është një prej 32 kombëtareve që do të paraqiten në kualifikime. Shorti i kualifikimeve do të tërhiqet të enjten e ardhshme, më 20 prill, nga ora 17:00.
Ceremonia e shortit do të mbahet në Cyrihut të Zvicrës. Pritet të formohen tetë grupe me nga katër ekipe kombëtare, ndërsa gjasa për kualifikim ka edhe nga vendi i tretë. Austria, Hungaria dhe Zvicra kualifikohen si nikoqire, ndërsa në kualifikime pritet të jenë të gjitha kombëtaret e mëdha të kontinentit. Kosova arriti deri në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2023, ku u ndal nga Polonia.
Deri më tani Evropiani i hendbollisteve është mbajtur me 16 kombëtare. Nga edicioni i ardhshëm numri i Kombëtareve do të jetë 24 dhe kjo rritje ofron mundësi dukshëm më të mëdha për kualifikim