Më 5, 6 dhe 7 maj në sheshin “Nënë Tereza” të qytezës së Kamzës në Shqipëri do të mbahet edicioni i dytë i Panairit të Librit me emrin “Kamza lexon”. Koordinator dhe drejtues i këtij panairi edhe në këtë edicion do të jetë shkrimtari Liridon Mulaj dhe do të organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, z. Rakip Suli.
Në këtë panair do të marrin 25 shtëpi botuese shqiptare, të cilat do t’i prezantojnë botimet e tyre të reja në shtandet që do të ngriten në sheshin kryesor të kësaj qyteze.
Në “Kamza lexon” do të organizohen 20 përurime librash dhe takimesh me shkrimtarë e botues të njohur.
Sipas organizatorit, në këtë panair do të jepen 6 shpërblime letrare për vepra të arrira letrare.