×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Me babin s’kam folur, por…” Donald Veshaj telefonon LIVE mamin e Heidit, ja çfarë i thotë ajo

    Insajderi
    13 April 2024 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

     Donald Veshaj, i ftuar në ‘Cherry on Top’, mes të tjerash, ka komentuar lidhjen e binjakut të tij Romeos, me Heidin.

    Ai u shpreh se i pëlqen lidhja e tyre dhe se e përkrah këtë lidhje, për sa kohë edhe Romeo është i lumtur. Donaldi gjithashtu tregoi se ka patur komunikim të vazhdueshëm me mamin e Heidit, ndërsa realizuar edhe një lidhje telefonike LIVE.

    “Romeo i merr përzemër situatat që i ndodhin edhe për personin që ka në krahë dhe ai bën për atë person”, tha aktori.

    A të pëlqen romanca e tyre?

    Donaldi: Normal që po, pse jo. Romeo është i lumtur dhe unë jam i lumtur për të

    Ka patur ndonjë komunikim me familjen e Heidit?

    Donaldi: Po kam pasur një komunikim, kam folur me mamin e Heidit në telefon. Kemi shkëmbyer disa mesazhe lidhur me disa nga situatat brenda shtëpisë. Flasim atëherë kur duhet folur, për ndonjë situatë të caktuar

    Mund ta marrësh në telefon?

    Donaldi: Me babain e Heidit s’kam folur kurrë, por me mamin e Heidit po.

    Biseda në lidhje telefonike me mamin e Heidit

    Mami i Heidit: Alo, Donaldi..

    Donaldi: Alo, mirëmbëma si je? Po të marr nga emisioni I Borës

    Ilir Shaqiri: Mirëmbrëma, edhe nga krushqit nga Italia

    Donali: Është Ilir Shaqiri me ne, ishte një pyetje nga Bora, që çfarë marrëdhënie kishim bashkë

    Mami i Heidit: Po po , çdo gjë është okay

    Bora Zemani: Unë e dija, por më duhet ta bëja këtë pyetje. Të përshëndes shume

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark