×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Me ftesë të Macronit, Kurti niset për në Paris

    Insajderi
    08 November 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i vendit ka udhëtuar sot në Francë, ai do merr pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në Paris.

    Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

    Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark