Mario Balotelli në karrierën e tij është aktivizuar me shumë klube elitare në të cilat ka pasur gjithashtu mundësinë të aktivizohet përkrah yjeve të futbollit botëror.
Së fundmi, italiani është pyetur në rrjetet sociale se cili prej futbollistëve me të cilët ka ndarë fushën ka qenë më i fortë.
Për “SuperMarion” nuk ka shumë dyshime dhe zgjedh Adrianon, të cilin e ka pasur shok skuadre te Inter.
“Kam luajtur me shumë lojtarë të mirë përkrah, disa prej tyre kanë qenë fenomenë të vërtetë. Tani për momentin në mendje më vjen Adriano. Ishte edhe më shkatërrues se Ibrahimovic. E them pa pikë dyshimi, kur braziliani ishte në momentin e tij më të mirë ishte një “kafshë” e vërtetë”, u shpreh Balotelli./ supersport