“Më kanë gju edhe në Podujevë me çadra, u mësova më”- Belgin Jashari rrëfen edhe raste të tjera të racizmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Insporti

    “Më kanë gju edhe në Podujevë me çadra, u mësova më”- Belgin Jashari rrëfen edhe raste të tjera të racizmit

    Insajderi
    27 April 2025 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti Belgin Jashari, ka rrëfyer edhe për raste të tjera ku kanë pre e incidenteve raciste në Kosovë.

    Më 21 prill, ai u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

    Ndër të tjera, ai ka rrëfyer në Klan Kosova edhe për incidente të tjera racizmi ndaj tij. Sipas Jasharit, një të tillë e kishte edhe në Podujevë.

    “S’ju tregova as në shpi që ka ndodh ky send. Se, jam mësua, a pe din, shkova në Podujevë qishtu tu më gju me çadra, me shishe, tu më ofendu, gati u mësova. Gati në çdo ndeshje tu më ofendu lojtarët, tu më sha, tu më thanë sene që po e kuptoj tash. Kur kam shku në shpi kam shku nervoz”, deklaroi Jashari.

    Babai i tij po ashtu bëri të ditur se për rastin e të birit u njoftua nga mediat, meqë Belgini s’kishte treguar në shtëpi fare për sulmin ndaj tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark