×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Më kanë keqpërdor”- Sabit Geci mohon të jetë konvertuar në katolik

    Insajderi
    29 November 2023 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka mohuar pretendimet e Famullisë së Shën Mihillit në fshatin Doblibarë të Gjakovës, se është konvertuar në katolik dhe se ka ndryshuar emrin.

    Geci, në një prononcim për Insajderin ka thënë se vizitën e ka realizuar në shenjë respekti për, siç u shpreh ai, njerëz që punojnë për interes kombëtar. Megjithatë, sipas Gecit, një vizitë e tillë iu është keqpërdorur.

    “Nuk pagëzohna kur unë s’besoj në asnjërën. Unë jam shku e kam vizitu edhe xhaminë edhe përmendoren “Zahir Pajaziti” dhe jam shku e kam vizitu kishën. Por unë kam gjithmonë respekt për njerëz që punojnë për interes kombëtar, unë ata shkoj i vizitoj. Dëgjo, unë t’kisha besu, po more ndërroj, s’është problem ajo punë. Por, unë nuk besoj fare”, deklaroi ai.

    Geci, tutje, “sulmoi” me fjalë pak edhe disa nga hoxhallarët, duke thënë se s’shkon ta vizitojë Shefqet Krasniqin, Mazllum Mazllumin e Omer Bajramin.

    Megjithatë, sipas famullisë së Shën Mihillit Sabiti e ka ndërruar edhe emrin, tani e tutje do të quhet Kastriot.

    “Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, thuhet në njoftimin e Famullisë, teksa ia kanë bashkëngjitur fotografinë e Gecit, me shallin e pagëzimit në qafë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark