×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Me kanë në studio s’kishe folë kurrë ashtu”, “Hajde more”, Matoshi e mulla Osmani mbrëmë ftuan njëri-tjetrin për përleshje fizike

    Insajderi
    28 September 2022 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë depatit për grevën në arsim, gazetari Halil Matoshi dhe hoxha nga Drenasi, Osman Musliu janë përplasur, madje duke e ftuar njëri tjetrin për përleshje fizike.

    Mulla Osmani iu drejtua: Hej ke kujdes o Halil, tërhiqe atë fjalë, se me kanë në studio s’kishe folë kurrë ashtu. Derisa Matoshi ia ktheu “Hajde more…”.

    Në debat e sipër u përdorën edhe etiketimet si ‘hajvan’, ‘komunist’ mes tyre.

    Debati i tyre i plotë, në Kanal 10.

    Musliu: Edhe Halili edhe analisat po flasin sikur me kanë njerëz të shtetit. Si tepër po e rrehin qat telin na jemi shtet laik.

    Matoshi: E drejtë edhe liria e shprehjes i përket secilit qytetar, por jo ndaj një Organizate që nuk e lejon Kushtetuta me folë në emër të shtetit. Ti edhe unë kemi të drejtë me folë me në emën të shtetit por jo edhe një Bashkësi fetare sepse ajo bashkësi është e ndame prej shtetit.

    Musliu: E gazetarët a kanë të drejtë me folë?
    Matoshi: Jo, ai ka të drejtë me folë sepse nuk është i ndamë prej shtetit.

    Musliu: E kush është I ndamë prej shtetit, unë jam a?

    Matoshi: jo ti si person, Bashkësia Islame o zotni.

    Kushtetuta e Kosovës a e pranon BIK si fe, si organizim?

    Matoshi: Jo, nuk u bë ligji mbi fetë u dashtë me rregullu, s’u bë hala, Kushtetuta e pranon  lirinë e besimit.

    Musliu: Po ligji për fe su bë hala, se nuk lajnë ambasadat..

    Matoshi: Jo, nuk është e vërtet, nuk e leni vetveten me u bë.

    Musliu: Jo nuk e lajnë komunistat pasha zotin.

    Matoshi: E se di që ka komunista, kqyrni ju se unë s’merrem me atë.

    Musliu: Vallah, kur po ti ngoj deklaratat kogja po më del komunist edhe ti.

    Matoshi: Me folë palidhje na mujmë deri n’sabah.

    Musliu: Ma palidhje se ti, s’ka mundësi me folë unë kurrë.

    Matoshi: Qysh bre lejon me fy një hajvan këtu.

    Musliu: Hej ke kujdes o Halil, tërhiqe atë fjalë, se me kanë në studio s’kishe folë kurrë ashtu.

    Matoshi: Hajde more…

    Musliu: Jo s’ka hajde more, shko pije naj birrë najkun.

    Musliu: Unë mendoj që është komunist.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark