×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më kërkoi rroba, erdhi të më takoi …”, Gani Geci tregon bisedën e fundit me Faton Hajrizin

    Insajderi
    19 July 2024 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish deputeti i i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka treguar se e ka njohur Faton Hajrizin sa ishte në burgun e Smrekonicës.

    Ai ka ndarë edhe detaje nga takimi i fundit me të, tha se e ka këshilluar atë që të qëndroj në burg.

    “Fatoni ishte i fundit nga rreshti i gjatë i të gjithë të burgosurëve që më përcollen deri te dera e daljes. Më përqafoi dhe më uroj lirimin! I thash: Ishalla sa ma shpejt del edhe ti!

    Atë ditë thash: Faton edhe disa muaj e ke kushtin të lutem për hatër të babës e për hatër të nanës, të cilët u kujdesen për ty për tër kohën sa ke qëndru në burg, rri mirë se këtu është tipi i hapur i burgut dhe ke të drejtë edhe të punosh jashtë institucionit, ja lexova nenet e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, “për të drejtën për punë”, për të drejtën e “lirimit me kusht” i thash ke me pas mundësi me punu, ke me marr kushtin edhe ke mu u liru. Për hatër të nanës tane Faton, martohu me atë vajzën që je në lidhje dhe krijo familje dhe stabilizohu“, tha ai.

    Tutje Geci, tha se pasi është liruar nga burgu, ka pranuar një telefonatë nga Faton Hajrizi, i cili i ka kërkuar rroba pasi do takohet me të dashurën kur të del nga burgu në vikend.

    Ia lash të gjitha gjësendet e mia të dhomës, kur unë u lirova. Më thirri në telefon disa ditë pasi u lirova, më tha po më duhen një komplet tesha se kam me dal në vikend dy ditë dhe du mu taku me të dashuren time dhe du mu martu. Erdhi babai i Fatonit ia dhash nji kompletin me tesha dhe doli ne vikend. Kur doli në vikend kish ardh në fabrik të më vizitojë por unë qëllova në Prishtinë. Ne fabrik kishte taku vëllaun Fadilin edhe ai kishte dhënë këshillat e njejta“, ka shkruar Geci në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark