×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Më këtë akt e njohu Policinë e Kosovës, do të ketë pasoja të renda për Serbinë- avokati i tre policëve bën publike shkeljet e Gjykatës

    Insajderi
    16 June 2023 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policëve të rrëmbyer, dy ditë më parë (14 qershor), sot iu është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj. Ata nga Prokuroria në Kralevë po akuzohen se kanë kryer veprat penale  “mbajtje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe lëndëve shpërthyese”.

    Pas kësaj ka reaguar avokati dhe aktivisti politik i njohur serb Çedomir Stojkoviq. Në postimin e tij në rrjetin social Twitter, Stojkoviq ka përmbledhur “pikë për pikë”, nga ana juridike, se çfarë po ndodh aktualisht në lidhje me këtë rast nga këndvështrimi i gjyqësorit serb.

    Pasojat negative për Serbinë
    Avokati serb thekson se akuza ndaj tre policëve të arrestuar të Kosovës (Rifat Zeka, Beqi Sefi dhe Mustafa Shemi) për “armëmbajtje dhe armëmbajtje pa leje” në fakt paraqet shkelje absolute të Marrëveshjes së Brukselit, sepse me të Serbia e ka njohur Kosovën. Policia si organizatë legale, e me këtë edhe armët e Policisë së Kosovës si legale.

    “Serbia do të ketë pasoja negative për shkak të këtij vendimi, sepse SHBA-të dhe Britania e Madhe tashmë kanë kërkuar lirimin e pakushtëzuar të policëve nga Kosova dhe BE-ja sigurisht që nuk do të ketë qëndrim tjetër”, ka thënë Stojkoviq në një postim në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark