×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve”, Beatrix Ramosaj flet për herë të parë për Borën dhe Donaldin

    Insajderi
    28 May 2022 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Beatrix Ramosaj prej muajsh nuk ka bërë asnjë dalje televizive. Mbrëmjen e sotme ajo ka thyer akullin duke u shfaqur në “Netët e klipit shqiptar” ku ka folur për herë të parë rreth jetës së saj.

    Këngëtarja tha se është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë. Ajo pranoi se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.

    “Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte. Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve.”

    E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    10 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark