Ballkani e ka shënuar një fitore të vështirë sonte në Ligën e Konferencës, raporton Insajderi.
Djelmoshat e Ilir Dajës ishin sonte nikoqirë të Klaksvikut në stadiumin “Fadil Vokrri.
Ndeshja e vlefshme e rundit të tretë eliminator i takoi Ballkanit 3:2.
Nazmi Gripshi (’30), Meriton Korenica (’42) dhe Albion Rrahmani (’50) i shënuan golat për suharekasit.
Kurse, për mysafirët realizuan Klettskard (’69) dhe (’88). Ndeshja e kthimit luhet në Ishujt Faroe pas një jave./Insajderi/