Fatkeqësia e njërit shpesh di të jetë fat për tjetrin! E njëjta i ndodhi edhe yllit 19 vjeçar të Ballkanit, Lindon Emërllahu, i cili pati shansin të paraqitej për klubin suharekas pas lëndimit të Edvin Kuç në ndeshjen ndaj Llapit.
Mesfushori, i cili shfaqi talentin e tij në takimin ndaj Llapit mori lëvdata edhe nga trajneri Daja, i cili pas ndeshjes theksoi se Emërllahu do të jetë i rëndësishëm për pjesën tjetër të sezonit tek klubi i Ballkanit.
“Fituam një lojtar si Lindon Emërallhu që do të jetë i rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit” – nënvizoi Daja.
Emërllahu, i cili u bashkua me klubin e Ballkanit në janar të vitit 2021, ka kontratë deri në vitin 2026 me klubin e suharekas. Ai gjithashtu numëron 5 paraqitje me klubin dhe vlera e tij arrin shifrën e 25 mijë eurove.
Ndryshe, 19 vjeçari është rritur si lojtar te Ballkani dhe është gjithashtu pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës.
/Insajderi.org