Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar ne lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend dhe veçanërisht në subjektin që i takon.
Ditë më parë, Abazi thirri konferencë për media ku diskutoi rreth marrëdhënieve ndërkombëtare dhe agresionin rus me ndikimin e tij në krizën energjetike.
Jashtë kësaj nuk la dhe pakënaqësitë që ai ndan me shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Sipas tij ajo nuk ka lejuar hetimin e disa çështjeve që ka propozuar vet Abazi – përfshirë Privatizimin dhe ShIK-un.
Abazi ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila i ka pamundësuar në disa raste atij fjalën në Kuvend.
“Nuk ka vullnet te kryesuesja qe mos mi majt as minutat e takimeve, është vështirë me than që nuk janë realizu, unë kam inicuar themelin e komisionit për privatizim qe nuk është pranu kam inicuar komisionin për hetimet ndaj SHIK-ut ska qene politike elektorale por përmbajtësore për me ec para… Këto janë të mjaftueshme për te qene i sinqerte me votuesit , ta beje te qartë se s’mund te jemi heshtur e as spektator kur debati nuk përfshin impute e nuk ka përgjigje për çështje qe mbesin pezull për një kohë të gjate”, tha Abazi në konferencë.
Ndërkaq i njëjti këto pakënaqësi i shpreu edhe në një studio telvizive sot.
Ai tha se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila i ka pamundësuar në disa raste atij fjalën në Kuvend
“Kemi diskutuar në grupin parlamentar për marrëveshjet e dëmshme në të kaluarën që lidhen me energjinë elektrike. Marrëveshjet që janë bërë për blerjen e energjisë në të kaluarën duhet të dalin në shesh. Pas debatit në momentet e fundit Kusari-Lila e ka eskivuar debatin dhe më ka subordinu dhe ma ka bërë të pamundur pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit”.
Ai thotë se ka një skenar në LVV që flasin vetëm 2-3 deputetë.
“Ju e shihni se sa njerëz flasin rregullisht nga GP i LVV-së, 2-3. Ekziston skenari i folësve, por skenari duhet të jetë rezultat i debatit të mëhershëm që bëhet brenda GP. E jo njerëzit që nuk janë të përgatitur me temat, e jo në linjë me shefen e GP”, tha ai në rtv Dukagjini.
Ai thotë se ka shumë deputetë që kanë mjaft për të thënë por që në njëfarë forme iu pamundësohet fjala.
“Nëse LVV e ka fituar mandatin e dytë me premtimin për ndryshim, atëherë kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV, përfaqëson më së paku ndryshimin. Ajo më së shumti përfaqëson vazhdimin. Për këtë arsye unë nuk e kam votuar”.
Abazi thotë se Kusari-Lila ka qenë në prapaskenë për të lënë atë jashtë Komisionit për Energji.