Insajderi
Lajme

Me lot gëzimi dhe emocione të mëdha, kthehet grupi i parë i haxhilerëve nga Haxhi

Insajderi
05 June 2026 - 08:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Me lot gëzimi dhe emocione të mëdha, kthehet grupi i parë i haxhilerëve nga Haxhi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka nisur kthimi në vend i haxhilerëve që këtë vit kryen obligimin e Haxhit në vendet e shenjta.

Sipas njoftimit të BIK-ut, grupet e para të haxhilerëve kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës, duke sjellë me vete emocione të forta dhe kujtime të paharrueshme nga ky udhëtim shpirtëror.

“Me lot në sy dhe emocione të papërshkrueshme, sot në Aeroportin e Prishtinës kanë filluar të kthehen haxhilerët nga Kosova, të cilët këtë vit e kryen obligimin e Haxhit në vendet e shenjta. Ata kujtojnë me emocione Qabenë e bekuar, Xhaminë e Pejgamberit a.s., Ditën e Arafatit, Muzdelifen, si dhe shumë momente të tjera të veçanta gjatë këtij rrugëtimi”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame.

Sivjet, nga Kosova në Haxh morën pjesë 1 mijë e 567 besimtarë myslimanë.

Sipas organizimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, kthimi i haxhilerëve do të realizohet në grupe, ndërsa pritet që të gjithë të jenë kthyer në Kosovë deri më 8 qershor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark