Insajderi
Biznes

Me masat e reja marketet pritet të punojnë deri në ora 22:30

Insajderi
14 April 2020 - 08:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja nga dita e mërkure më 15 prill 2020, marketet do të punojnë me orar të ri deri në ora 22:30.

Gazeta Shneta ka mësuar se marketet do të mund të punojnë për shërbime deri në ora 22:30, ndërkaq gjysmë ore deri në 23:00 do ta kenë në dispozicion për dezinfektimin e hapësirave, ndërkaq nga ora 23:00 deri 00:00 do të kenë kohë të shpërndahen nëpër shtëpitë e tyre. Kjo do të konfirmohet nesër me aneksin e ri.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka njoftuar sot se masat e reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve kundër përhapjes së koronavirusit do të hyjnë në fuqi të mërkurën më 15 prill.

Në bazë të këtij vendimi qytetarët do të mund të dalin jashtë shtëpive për vetëm 90 minuta brenda ditës, në orë të caktuar në bazë të orarit sipas numrave të parafundit personal në letërnjoftim.

Në bazë të këtij vendimi do të ndalohet edhe qarkullimi i veturave, ndërkaq kujtojmë se ndalesat nuk vlejnë për personat me leje të veçanta. Për këtë të fundit nesër MSH do të publikojë aneksin ku do të sqarohet lëvizja e qytetarëve me leje të veçanta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark