×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me mbajtë maskë nuk është marre, me përhapë virusin edhe është marre edhe e kundërligjshme”

    Insajderi
    08 June 2020 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka shoqëruar inspektorët sanitar komunal gjatë inspektimit në institucionet pubtlike, marketet, barnatoret dhe bizneset tjera.

    Komuna ka njoftuar se po shqyrton mundësinë të ndryshojmë rregulloren komunale për gjobat mandatore për të shqiptuar masa për mos mbajtje të maskës dhe distancës sociale.

    Me këtë rast, kryetari Tahiri iu ka shpjeguar bizneseve që çdo gjë tashmë është e qartë, ose maska për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje.

    “Do të mbrojmë qytetin e qytetarët dhe këtë liri me çdo kusht, shumica e qytetarëve dhe bizneseve janë bashkëpunues e të ndërgjegjshëm prandaj kjo na e bënë punën më të lehtë” theksoi Kryetari Tahiri.

    Në Komunë, QKMF, Gjykatë dhe në dyqane, nuk lejohet hyrja pa maska.

    “Me mbajtë maskë nuk është marre, me përhapë virusin edhe është marre por edhe është e kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark