×
  • Sport
  • Sport

    “Me mua s’do të luash kurrë”, Luis Enique ia tregon ‘derën’ yllit të PSG-s

    Insajderi
    30 August 2023 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marco Verratti duket se është një hap larg përfundimit të aventurës së tij te PSG.

    Mesfushori italian nuk ka luajtur asnjë minutë me ekipin në këtë fazë fillestare të sezonit dhe duket se, në rast se nuk do të largohet nga klubi, mund të mos luajë asnjëherë gjatë sezonit.

    Sipas Leparisien, Verratti dhe trajneri Luis Enrique duket se kanë qenë protagonistë të një ballafaqimi të ashpër gjatë të cilit trajneri spanjoll i ka thënë qartë mesfushorit “ti nuk do të luash kurrë me mua”.

    Ndër të tjera, duket se gjithçka ka ndodhur përpara syve të Luis Campos, drejtori sportiv i PSG-së, që po punon për t’i gjetur një ekip Verratti-t.

    Tani, e vetmja zgjidhje për mesfushorin duket se është Katari, ku Al Arabi do të paguajë 45 milionë euro për kartonin e Verratti-t.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark