×
Zgjedhjet 2021

Me nderime tek “Ibrahim Rugova”, “Zahir Pajaziti” dhe “Heroinat” Daut Haradinaj mbyll fushatën për Prishtinën

Insajderi
15 October 2021 - 15:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, fushatën e tij për Prishtinën e ka përmbyllur me nderime tek shtatorja e Ibrahim Rugovës, Zahir Pajazitit dhe tek obelisku Heroinat. Haradinaj ecjen e ka përmbyllur tek Monumenti Newborn, ku është pritur nga dhjetëra të rinj që votojnë për herë të parë, të cilët i shprehën mbështetjen e tyre në garën për të parin e Prishtinës.

“E mbyllëm këtë fushatë me nderime për themeluesit e lirisë e shtetësisë që qëndrojnë krenarë në sheshet e Prishtinës. E përmbyllëm me të rinjtë që votojnë për herë të pare”, tha Haradinaj.

“Bashkë me asambleistët dhe ekipin sot ishim jashtë politikës ditore, sot marshuam për Ibrahim Rugovën, për Zahir Pajazitin, për gratë tona Heroina”, u shpreh Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se Prishtina ka rrënjët në historitë e lavdishme të lëvizjeve të luftës e paqes, në sakrificat dhe dhimbjen e grave tona, në krenarinë tonë të përbashkët, qëndresën dhe unitetin tonë.

“Sot ishim një me qytetarët, të kaluarën, të tashmen dhe të sigurtë për të ardhmen”, përfundoi Haradinaj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark