×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    “Më në fund Erdhi Dita”, ministria e Aliut shpërblen me tender biznesmenin që “bezdisi” qytetarët me lavdet ndaj Kurtit

    Insajderi
    22 September 2022 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Me Vetëvendosjen, deri në Vetëvendosje”; “…më në fund Erdhi Dita”.

    Siç duket me në fund erdhi dita edhe për Nderim Qyqallën, militantin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili vazhdimisht thur lavde për kryeministrin Albin Kurti.

    Dhe, duket se e gjithë mbështetja ndaj Vetëvendosjes, tashmë i është ‘shpërblyer’ me një tender nga partia në pushtet, shkruan Gazeta Insajderi.

    Më 14 shtator, ai ka fituar një kontratë publike prej 850 eurove nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dikaster ky që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

    Ky i fundit bashkë me 15 komuna dhe organizatë jo-qeveritare “Marakli t’Biciklave”, shënuan Ditën ndërkombëtare pa makina.

    Tenderi i marrë nga Qyqalla, që është pronar e kompanisë, “RENT BIKE” kishte të bënte pikërisht me këtë ngjarje e cila shënohet për çdo shtator, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai i ofroi biçikletat e tij me qera për ministrinë e Mjedisit, me të cilat zyrtarë shtetërorë e meraklitë e biçikletave, sot vërshuan rrugët e kryeqytetit.

    Tenderin e njëjtë Qyqalla e kishte fituar edhe vitin e kaluar

    Militanti Qyqalla tenderin e njëjtë, për të njëjtën çështje e kishte fituar saktësisht edhe një vit më parë.

    MInistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor vitin e kaluar kishte paraparë të merrete me qera 350 biçikleta, derisa tenderi ishte parashikuar t’i kushtonte ministrisë 2 mijë euro.

    Kontrata publike iu dha kompanisë “RENT BIKE”, pasi kishte konkurruar për vetëm pesë euro më pak në dosjen e tenderit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kontrata ndërmjet Qyqallës dhe MMPH-së u nënshkrua me 14 shtator të vitit paraprak për vetëm 1 mijë e 995 euro.

    Lavdet publike te biznesmenit Qyqalla për Albin Kurtin

    Nderim Qyqalla, militanti i VV-së që merret me biznesin e biçikletave, e mbështet publikisht kryeministrin Albin Kurti.

    Kjo vërehet shumë lehtë posa të hyni brenda profilit të tij në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai nuk ka hezituar të bëjë disa shkrime mbështetëse për figurën e kryeministrit.

    “Kryeministri Kurti në këto momente është duke prezentu virtualisht në Harvard. Profesorët më eminent dhe studentët e dalluar të Harvardit janë duke e dëgjuar me vëmendje, ndërsa këtu në Kosovë, Prof. Dr. Ramiz Lladrovci e Akademik Bekë Berisha po thonë që Albini nuk di me qeverisë”, thotë ai në njërin nga shkrimet e tij në Facebook, që mban datën 19 maj 2020, shkruan Gazeta Insajderi.

    Më 4 prill të vitit 2021, Qyqalla uron Kosovën kur Vjosa Osmani-Sadriu bëhet presidente e vendit.

    Në një rast tjetër shkruan: Kanë privatizu fabrika me hekter e s’pe privatizojnë Gjykatën Kushtetuese… 3 ari vend! Pa zgjedhje nuk ka zgjidhje”.

    Qyqalla nuk heziton të shpërndajë edhe citatin e Kurtit, ku ai ka ironizuar me çështjen e Demarkacionit.

    “Demalkacioni, demalkacioni, Çakoli, Çakoli, Zhlepi, Zhlepi. U dhanë 82km2 tokë për një qerek metri katror sa është kjo karrige këtu”, shkruan Qyqlla citatin e Kurtit më 25 mars 2020.

    Ndryshe, “RENT BIKE” SH.P.K. me pronar Nderim Qyqalla, rezulton me vetëm një punëtor të regjistruar, sipas Agjencisë e Regjistrimit të Bizneseve./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark