FFK ka ekzekutuar meditjet për gjyqtarët e futbollit vendor.
Pas raportimit të sotëm të ‘GazetaBlic Sport’ në lidhje me mos pagesën e meditjeve të gjyqtarëve të futbollit vendor për muajin e fundit, FFK ka reaguar duke rregulluar këtë çështje.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se FFK ka bërë pagesën e meditjeve për gjyqtarët para pak minutave.
Kujtojmë se arsyeja e mos pagesës besohet se ishte shkaku i auditimit.
Tashmë gjyqtarët kanë marrë pagesat që iu takojnë dhe normalisht janë gati për ndeshjet e vikendit.