×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Më në fund, Qeveria Kurti del me njoftim për banesat e çifteve

    Insajderi
    09 February 2024 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas tre viteve që u premtua, projekti i banesave për çiftet e reja i premtuar nga Lëvizja Vetëvendosje po jetësohet. Kështu ka njoftuar vetë partia në pushtet.

    Vetëvendosje ka bërë të ditur se ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka kontaktuar komunat për të caktuar lokacionet e përshtatshme për ndërtimin e banesave

    Qiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara do të mund të marrin banesa me çmime të përballueshme“, ka shkuar VV në Facebook.

    Tutje, pushteti tha se do të eleminohen getot dhe do të ketë mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Kosovës./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark