×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Më në fund/ Taksisti shqiptar që ia gjeti kuletën Neuerit merr shpërblim të majmë

    Insajderi
    23 July 2022 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Taksisti shqiptar, Hazir Stublla është bërë i famshëm së fundmi në Gjermani pasi e ka gjetur kuletën e Manuel Neuerit. Portieri gjerman e shpërbleu taksistin shqiptar për këtë veprim. Por, Stublla e ka quajtur portierin gjerman si dorështrënguar pasi nuk ia dha shpërblimin e merituar.

    “Kuleta e kishte emrin dhe adresën e Neuerit”, ka thënë Stublla për mediumin gjerman “Bild”.

    Ai ka zbuluar se në kuletë gjendeshin 800 euro kesh, një kartë Visa Platinum dhe një Mastercard. Mediumi gjerman tutje shkruan se taksisti shqiptar u përpoq ta gjente portierin gjerman duke shkuar direkt në shtëpi të tij.

    Aty nuk e gjeti veteranin e portës dhe më pas shkoi në qendrën stërvitore të Bayernit dhe ia dorëzoi kuletën menaxherit të tij. Stublla besoi se do ta merrte një dhuratë që e meriton, por në fund u dëshpërua, pasi e mori një fanellë të panënshkruar nga portieri gjerman.

    Por, pati një fund të lumtur për taksistin shqiptar. Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthäus e bleu fanellën nga shoferi i taksisë për 1000 franga.

    “Unë e di nga përvoja ime se si është të humbasësh portofolin. Problemi është përpjekja më pas. Përkushtimi i Hazirit më duket edhe më i vlefshëm për t’i shpëtuar Manuelit nga telashet”, citohet të ketë thënë Matthäus.

    Dhe taksisti thotë i lumtur: “Më pëlqeu Lothar si lojtar, por tani ai është heroi im”.

    Me 1000 franga, ai kërkon të riparojë makinën e tij private dhe të dalë për akullore me fëmijët e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark