×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me një senduiç në dorë duke pritur aeroporteve…”, postimi qesharak i kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    14 September 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ditën e djeshme ka publikuar një fotografi jo fort të zakonshme. Në ora 5 të mëngjesit kryediplomati u shfaq nga aeroporti i Vjenës i veshur me setër e krevat e me një senduiç në dorë.

    Sipas Osmanit kjo është jeta e një ministri të jashtëm.

    Kështu me këtë senduiç në dorë, Osmani njoftoi se gjatë ditës do të lobojë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendit të tij.

    Jeta e një ministri të jashtëm, në 5 të mëngjesit me veshje pune, me një senduiç në dorë duke pritur aeroporteve ( tani në Vjenë) për në destinacionin e rradhës dhe takimet e ditës për të bër një lobim më tepër për një të ardhme më të mirë të njerëzve. I privilegjuar të kem besimin tuaj“, ka shkruar Osmani në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark