×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Me ose pa marrëveshje”, Lutfi Haziri tregon se kur do të ketë zgjedhje të reja në Kosovë

    Insajderi
    01 November 2022 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se vendi mund të shkoj në zgjedhje edhe nëse dy vendet arrijnë mërrëveshje.

    “Edhe nëse ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, vendi ka me shku 3 muaj deri në 6 muaj pas asaj në zgjedhje, edhe nëse ka një marrëveshje vendi domosdoshmërisht ka me shku në zgjedhje”, tha ai në Tëvë1.

    Haziri mendon se edhe nëse një marrëveshje finale nuk mund të arrihet, kryeministri Kurti duhet të veprojë në këtë drejtim, pasi që sipas tij kjo nuk duhet të lihet në duart e bashkësisë ndërkombëtare sepse siç thotë ai, “ata nuk përzihen në politika të brendshme”.

    “Edhe nëse nuk ka domosdoshmërisht kryeministri ose duhet me kry punë, ose duhet me çel rrugë. Nuk ka nevojë me ia kërku as amerikanët as evropianët sepse ata nuk përzihen në politika të brendshmse por vetë duhet me shkaktu provcese që me deblloku nuk mundet KS në 2023 me dal para qytetarëve me thënë klemi pasë rritje në vitin 2020”, tha Haziri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark