Insajderi
Hulumtime/Analiza

“Më përdhunoi gjashtë herë brenda natës dhe më detyroi t’i them ta ha …” – Detaje tronditëse nga dëshmia e viktimës në Pejë

Insajderi
25 February 2026 - 14:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Më përdhunoi gjashtë herë brenda natës dhe më detyroi t’i them ta ha …” – Detaje tronditëse nga dëshmia e viktimës në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për dhunimin e vazhdueshëm të bashkëshortes së tij. Gazeta Insajderi ka mësuar se personi i dyshuar është Xhevat Shala, 63 vjeçar. Sipas vendimit të siguruar nga Insajderi, zbardhen detaje tmerruese nga deklarata e viktimës dhënë në polici.

Sipas dosjes, viktima ka deklaruar se ka qenë e mbyllur brenda një dhome për rreth dy muaj. Gjatë kësaj kohe, ajo ka rrëfyer se është dhunuar seksualisht në mënyrë të përsëritur. Sipas saj, bashkëshorti i saj, Xhevat Shala, përpos dhunës seksuale, ka përdorur edhe dhunë të rëndë fizike, duke e detyruar të kryejë akte seksuale pa pëlqimin e saj nën kërcënimin e armës.

Viktima ka deklaruar se, që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2025 e deri më 23 shkurt 2026, i dyshuari Xhevat Shala e ka mbajtur të mbyllur dhe të ngujuar brenda një dhome. Ajo e ka përshkruar gjendjen e jetesës si “të mjerueshme”, duke e krahasuar vendin ku qëndronte me një barakë, ku ishte e detyruar të qëndronte e izoluar për rreth dy muaj rresht.

Viktima dëshmon se burri i saj e ka kapur viktimën për flokësh dhe e ka goditur me grushte në kokë. Gjatë kësaj kohe, ai ka përdorur gjuhë degraduese dhe e ka kërcënuar me jetë, duke i thënë: “Kam me të vra, kam me të shti në tokë, kam me të dhënë plumbin në ballë”.

Viktima ka rrëfyer se nën presionin e vazhdueshëm dhe dhunën fizike, i dyshuari e ka zhveshur dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale të dhunshme, orale dhe anale.

Viktima ka theksuar se brenda një nate, ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale të dhunshme 5 deri në 6 herë pa dëshirën e saj.

“Filloi duke më kërcënuar që të zhvishesha. Nën presion, duke më tërhequr për flokësh e duke më goditur me grushte në kokë, u detyrova të zhvishem. Pastaj më tha: ‘ulu, merre në g***’. Më kapte për flokësh duke më detyruar të kryeja seks oral derisa kam vjellë. Më pas më kthente mbrapsht dhe më dhunonte seksualisht duke kryer marrëdhënie anale për rreth 20 minuta. Nga dhimbjet e forta, pothuajse e humba vetëdijen”, citohet dëshmia e viktimës në polici.

Sipas saj, i dyshuari e detyronte të bërtiste me zë të lartë gjatë këtyre akteve, duke e fyer dhe duke ushtruar presion psikologjik mbi të.

“Xhevati më pas ndaloi dhe pushoi rreth gjysmë ore, por pastaj nisi përsëri me të njëjtat procedura, derisa sot në mëngjes, para orës 08:00, më detyroi sërish të kryeja marrëdhënie seksuale orale dhe anale. Ai më detyronte të bërtisja me të madhe e më thoshte: ‘Thuaj, bërtit: ta honksha k….'”, ka deklaruar viktima para policisë duke shtuar se ishte e detyruara të bërtiste derisa të dëgjohej nga kunati dhe kunata, por, sipas saj, askush ka ndërhyrë për ta ndaluar.

Ajo e ka mbyllur dëshminë me fjalët: “O sa dhunën e ka përjetuar ky trupi im, nuk e di sesi jam gjallë”.

Ndërsa i pandehuri, Xhevat Shala ka deklaruar në polici së ‘kisha pas shumë dëshirë me pas atë potencë për marrëdhënie seksuale siç përshkruhet në aktvendim’.

“unë kisha pas shumë dëshirë qe ta kem atë potenc ashtu siç përshkruhet ne aktvendim për fillim te hetimeve dhe ishalla është e vritet ta kem atë forcë per marrëdhënie edhe orale dhe anale ashtu siç ceket, edhe sa i përket armë mbajtjes ajo shtëpi nuk është e imja por e vëllait, unë jam i sëmur nga prostata dhe trajtohem ne spitalin e Pejës dhe trajtohem nga dr. Xhavit Krasniqi, ne me te dëmtuarën e kemi një vajzë e cila e është e martuar, e di se bashkëshortja ka punuar dy apo tre vjet pas luftës dhe pastaj e ka ndërpre shkak për me ruajt vajzën”, ka deklaruar i dyshuari.

I dyshuari Xhevat Shala është i njohur për organet e drejtësisë. I njëjti rezulton si i involvuar në 23 raste të ndryshme prej të cilave 7 si i dyshuar./ Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark