Insajderi
Lajme

“Me pyeten, profesor a din me sjell briskin”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Insajderi
23 April 2026 - 16:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Me pyeten, profesor a din me sjell briskin”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me thikë në klasë.

Për këtë rast, ka folur vetë profesori Kujtim Gashi. Ky i fundit për T7, ka thënë mes tjerash se video është keqpërdorur.

‘’Dje me është keqpërdorur një video, në të cilën me ka ndodh këtu me një klasë në fund të orës.  Një nxënës e ka shpërndarë edhe pa dijen time, meqenëse jam i lirë me nxënësit, pastaj edhe unë e kam shpërndarë në Facebook’un im. E vërteta e kësaj video, ishte fundi i orës, njohuri të fituara përsëritje, dhe pyetje ishte drejtpërdrejt nxënësve duke ditur se unë kam qenë në shkollën e karatesë, dhe me pyeten profesor a din me sjell briskin, po e thamë kështu, po flas në atë shqipen tonë popullore’’, ka thënë ai mes tjerash.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark