×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Me rezultat të ngushtë, zbuloni kush është më i preferuari nga publiku mes Julit dhe Eglës

    Insajderi
    24 April 2024 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një televotim i fshehtë është mbajtur prej disa ditësh në Big Brother, ku teleshikuesit do të votoni se kush është u preferuari i tyre mes Julit dhe Eglës në këtë pikë të lojës.

    Me 16 vota më shumë Juli ka rezultuar si më i preferuari i publikut. Por këtë rezultat e di vetëm Juli, sipas një avantazhi që kishte nga roli i tij prej lideri.

    Pas shpalljes së rezultatit, Juli shprehu falënderimet e tij për publikun që e ka votuar, ndërsa këtë informacion ai nuk duhet ta ndajë me banorët e tjerë.

    “Mbase është një televotim nga më të ngushtat në historinë e Big Brother mesa di unë deri më tani”, tha moderatori Ledjon Liço

    Të shtunën e kaluar si lider, Julit ju dha avantazhi që të dërgonte dy veta në televotim se kush është i preferuar nga publiku. Aktori vendosi që të çonte veten dhe Eglën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark