Kompania e Spotify ka bërë të ditur se më shumë se 100 milion përdorues nga e mbarë bota paguajnë për të pasur çasje në të.
Duke numëruar edhe ata që e përdorin falas aplikacionin numërohen rreth 217 milion përdorues aktiv nga e gjithë bota.
Ky sukses e ka bërë që të lë anash edhe Apple Music i cili në prill të këtij muaji ka numëruar 50 milion përdorues.
Nga Janari e deri në Mars të këtij viti kompania ka pasur rreth 142 milion dollar përfitime, ndërsa që nga ky muaj këto përfitime janë rritur për 27 milion dollar.