Insajderi
Insporti

“Më shumë stallë derrash se fushë futbolli” – para ndeshjes Kosovë–Izrael, rikthehet deklarata e bujshme e Zahavit

Insajderi
29 September 2026 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Më shumë stallë derrash se fushë futbolli” – para ndeshjes Kosovë–Izrael, rikthehet deklarata e bujshme e Zahavit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para përballjes së radhës mes Kosovës dhe Izraelit, vëmendja është rikthyer te ndeshja e fundit mes dy kombëtareve, e zhvilluar në “Fadil Vokrri” më 12 nëntor 2023.

Kosova e kishte fituar atë takim me rezultat 1-0, ndërsa pas ndeshjes bujë të madhe kishte bërë deklarata e sulmuesit të njohur izraelit, Eran Zahavi, për gjendjen e fushës.

Zahavi, i cili ishte paraqitur për 90 minuta në atë sfidë, kishte kritikuar ashpër terrenin në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke bërë një krahasim të fortë.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli”, kishte deklaruar Zahavi pas ndeshjes.

Ai kishte pranuar se ndeshja ishte e vështirë për Izraelin, ndërsa kishte theksuar se skuadra e tij nuk kishte arritur të merrte pikë nga Prishtina.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte”, kishte shtuar ai.

Edhe disa lojtarë të Kosovës kishin shprehur kritika për gjendjen e fushës, e cila në atë ndeshje ishte rënduar edhe më shumë nga reshjet e shiut. Megjithatë, krahasimi i Zahavit kishte tërhequr vëmendje të veçantë./Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark