Insajderi
Lajme

“Me siguri do të jetë kandidate…”, Abdixhikut i “rrëshqet” një detaj lidhur me bashkimin LDK-Vjosa Osmani

Insajderi
29 April 2026 - 00:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Me siguri do të jetë kandidate…”, Abdixhikut i “rrëshqet” një detaj lidhur me bashkimin LDK-Vjosa Osmani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lumir Abdixhiku në konferencën për media është deklaruar edhe lidhur me mundësinë e bashkimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Abdixhiku aty është pyetur nga gazetarët nëse është e mundshme që ajo të garojë për kryeministre në listën e LDK’së. I pari i LDK’së është i përgjigjur se “me siguri do të jetë kandidate për presidente”, shkruan Insajderi.

“Unë jam i bindur se meqë z. Kurti nuk e donte Vjosa Osmanin për presidente, populli i Kosovës do ta dojë dhe do të vendosë, mos ta donte LDK-ja s’do ta propozonte si emër. Me siguri mund të jetë kandidate për presidente, më lejoni që të diskutojë me të fillimisht”, tha Abdixhiku.

“S’do të ketë më rast që një parti me 51 për qind të krijoj stabilitet institucional për një çështje qysh është çështja e presidentit, duke pasur matematikisht zgjidhje, por duke mos pasur aftësinë për të bërë zgjidhje”, shtoi Abdixhiku. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark