×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Me të parë kamerën iu vendos kapela në kokë – kështu tentoi të fshihet “Kobra”, i dyshuar për vrasjen në Prizren

    Insajderi
    04 January 2023 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë janë paraqitur në Gjykatën Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së sigurisë.

    Nga pamjet e publikuara nga Kallxo, shihet teksa “Kobra” i dyshuari për vrasjen në Prizren tentoi ta fsheh fytyrën teksa po hynte brenda sallës së gjykatës.

    Lajmin për paraqitje e sotme para gjykatës për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar avokati i tij, Nexhat Elshani.

    Elshani për Insajderin tha se është përshpejtuar procesi dhe se senaca pritet të mbahet rreth orës 11:00.

    “Është përshpejtuar, në 10:30 do të mbahet seanca. Por deri në 11:00 nuk janë kushtet që të mbahet” – tha ai.

    Mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë.

    Aty një 31 vjeçar ka mbetur i vrarë e një tjetër i plagosur. Sipas prokurorisë konflikti, nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve, shkruan Insajderi.

    Pamjet e publikuara nga Kallxo.com:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark