×
  • Sport
  • Sport

    “Me të vërtetë ishte një fitore e madh”/ Ramadani i kënaqur me rezultatin ndaj Dukagjinit

    Insajderi
    04 March 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fitoret e Gjilanit nuk janë të rastësishme, ka thënë pas ndeshjes trajneri i skuadrës, Zekirija Ramadani.

    Ramadani tha se pas dy fitoreve paraprake, ndeshja ndaj Dukagjinit ishte testi i radhës, dhe se futbollistët e Gjilanit e kaluan atë me sukses.

    “Padyshim që i bëm dy fitore radhazi dhe ky ishte një test jo për dikë tjetër, por për veten. Ishte fitorja e tretë dhe me plot meritë, me shumë angahzim, në një fushë kaq të vështirë. Dukagjini ka bërë disa hapa fals dhe kur shkon në shtëpinë e tyre është e vështirë.

    Ne e merituam fitoren. Për shkak të rezultatit, ne duhej të mbroheshim në atë mënyrë. Me të vërtetë ishte një fitore e madhe. Kjo është një vërtetësi që këto fitoret e fundit, nuk ishin të rastësishme”, është shprehur Ramadani pas ndeshjes. /Koha

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark